08:17 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / A K

Reagon Miss Kosova pas publikimit të fotografisë: Ai s’është simbol i Serbisë

Mrëmë u komentua me të madhe lajmi për fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, ku shihet Miss-i serb Valentina Petroviq, së bashku me Miss Shqipëria, Miss Mali i Zi dhe Miss Kosova duke pozuar të buzëqeshura dhe duke treguar shqiponjën dykrenare shqiptare.

Pas kësaj, Miss Kosova, Besa Çitaku ka reaguar duke sqaruar gjithçka, shkruan IndeksOnline.

Ajo përmes një postimi tha se simboli i bërë me duar në fotografi nuk është simbol i Serbisë.

Çitaku e përshkruajti atë fotografi duke thënë se ishte “ një foto e thjeshtë”.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Nje sqarim per te gjith fansat dhe te gjith ata komentus qe fatkeqsisht nuk hyn me hulumtu se qka osht komplet ne foto por postojn per klikime dhe interesa personale, un nuk pranove me dhan intervist per at portal dhe pastaj ma derguan disa adhurus te mi ne instagram se kishin postuar at foto deshtem vetem te sqarohemi se ne ishim ato qe te gjitha konkutentet i benem te bejne simbolin kombtar,  vajza qe shihet ne kete foto beri se bashku me ne shqiponjen, dhe kjo foto qe eshte bere nuk ka tbej asgje me simbolin e serbis dhe nuk ka tbeje asgje me ate qe osht shenuar ne portal, por ne nuk pranum te intervistohemi ne portalin e tyre pastaj ata hyn hulumtuan dhe gjeten kete foto, e cila nuk eshte as simboli i serbise as asgje tjeter veqse nje foto e thjeshte.

Vajza ne foto nuk osht as vrasese as kriminele as nuk e ka njohuri se qka kan postu portalet tona kot nuk e meritojn te flasim per at tem ma shum vetem deshtem te ju themi ju pershendesim nga Egypti dhe do kthehemi shpresoj me nga nje qmim ku do te shenon emri dhe shteti jon i bukur Kosova.