11:39 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / B O

Reagon për herë të parë “fajtori” që Dortmund e humbi titullin: U përpoqa ta mashtroj veten për të dal nga ky makth!

Sebastian Haller ishte figura tragjike e ndeshjes ndaj Mainz ku Dortmund e humbi titullin e Bundesligës në javën e fundit. Sulmuesi afrikan e humbi penalltinë ndaj Mainz në ndeshjen vendimtare.

Me një mesazh për fansat, Haller ka thënë se po përpiqet që të dal nga makthi që e ka kapluar.

“U përpoqa të mashtroj veten për të dalë nga ky makth, por ky është realiteti… Ne e thyem ëndrrën tonë, ëndrrën tuaj dhe është shumë e dhimbshme ta kuptojmë këtë. Megjithatë, jeta përbëhet nga ngritje dhe ulje, falë miqve, familjes, njerëzve që na përkrahën në këto ditë të vështira, kështu që faleminderit. Do të punojmë për t’u siguruar që të arrijmë ëndrrën tonë herën tjetër” shkruan Haller në mesazhin për fansat./Indeksonline/