12:26 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Reagon pronari i Stop: Me shantazha po tentojnë të përfitojnë, ne jemi pronarët

Fitim Rashiti nga Gjilani ka bërë kallëzim penal ndaj tre personave me akuzën se i është vjedhur logoja e biznesit të tij, “Stop”. Akuza Rashitit arsyetohet se tre persona me biznesin e tyre i kanë identitetin dhe logon e kompanisë së tij “Stop” kur Matoshi së bashku me bashkëshortin dhe tre të tjerët kanë hapur diskotekën “Disco Club Summer Stop”.

Por, njëri nga pronarët e “Disco Club Summer Stop”, Albert Sylejmani i mohon këto akuza duke thënë se ky person po kërkon që të përfitojë materialisht nëpërmjet shantazhimeve.

“Ky person me veprimet e veta mundohet të përfitojë përmes shantazhimeve të cilat unë i mendoj, a njëkohësisht edhe provat të cila ua dorëzoj kësaj prokurorie – private materiale shanzatshet përmes mbrojtjes së emrave të disa firmave ndër të cilat është edhe biznesi im.

Të gjitha faktet tregojnë se Alberti, Adriana e Lulzimi janë pronarët e vërtetë të Stop.

Asnjë qytetar, asnjë artist nuk e njeh atë si pronar të Stop, por neve.

Ai me biznesin e tij nuk e ka asnjë ditë pune, ndërsa ne jemi tatimpagues, kemi fakte sepse me të gjitha dokumentacionet jemi në rregull. Pyetni të gjithë artistët se kush është pronar i Stopit dhe ata do iu japin përgjigje” ka thënë Sylejmani./Indeksonline/

Temat: