17:01 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Reagon Ronaldo: Jemi të bashkuar, nuk i frikësohemi askujt

Cristiano Ronaldo ishte lënë në stol nga trajneri Fernando Santos në ndeshjen kundër Zvicrës.

Mediat kanë raporuar se futbollisti i Manchester Unitedit ka kërcënuar se do të largohet nga Kupa e Botës pas këtij rasti, transmeton IndeksOnline.

Por një gjë e till është demantuar nga Cristiano Ronaldo.

Ai me një postim në rrjetin social Twitter ka thënë se kombëtarja portugeze është e bashkuar dhe nuk i frikësohet asnjë kundërshtari.

”Jemi një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme.

Një komb shumë i guximshëm për ta lënë veten të frikësohet nga ndonjë kundërshtar.

Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Besoni me ne! Forca, Portugali!”, ka shkruar Ronaldo./IndeksOnline/