17:21 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Reagon sërish Pacolli: Nuk ka darka të helmuara në shtëpinë time, por miqësore

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook sërish ka reaguar ndaj lajmi sipas tij të rremë që ka qarkulluar në media, duke thënë se në ‘shtëpinë e tij nuk ka helm e as darka të helumuara’, por darka miqësore.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Në shtëpinë time nuk ka helm e as darka të helmuara.
Jam i shqetësuar më guximin e juaj për të gënjy.
Nuk mund të helmohet opinioni me lajme të tilla të pavërteta.
Në shtëpinë time kam shtruar darkë miqësore me miq (me siguri edhe për ju që sot përbuzeni).
Secili informacion tjetër është i pavërtetë dhe gënjeshtër!