20:02 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Reagon shefja e zyrës së BE-së: Shfuqizimin i Ligjit për dhomat e specializuara është tejet i dëmshëm

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka reaguar ndaj iniciativës së Grupit Parlamentar të PDK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në Twitter ku thotë se një iniciativë e tillë është e dëmshme për Kosovën dhe se do të rrezikonte të gjithë punën të bërë gjatë viteve në fushën e sundimit të ligjit dhe drejtësisë.

“Iniciativa e Asamblesë së Kosovës për shfuqizimin e Ligjit mbi Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë Specialiste është e tmerrshme dhe tejet të dëmshme.  Një veprim i tillë do të rrezikonte të gjithë punën e bërë  gjatë viteve të kaluara në sundimin e ligjit dhe drejtësisë dhe do të dëmtonte të gjithë ata që ngrihen për të ndëshkuar” ka shkruar Apostolova./Indeksonline/