10:37 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj në takim me Veselin e Apostolovan, diskutojnë për reformën në Administratë Publike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryeparlamentarin, Kadri Veseli dhe shefen e Misionit të Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka treguar se çka u diskutua në këtë takim, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Reforma në Administratën Publike duhet të përmbyllet në afat optimal. Me qëllim të përshpejtimit të procesit të finalizimit të tri ligjeve, të cilat e rregullojnë administratën publike në Kosovë, zhvilluam takim konsultativ me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Shefen e Misionit të BE-së, Nataliya Apostolova.

Institucionet e Kosovës, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, janë në proces të finalizimit të pakos së ligjeve, që është shtyllë e funksionimit të shtetit dhe ndërlidhet me Agjendën e Reformave Evropiane. /Indeksonline/