18:11 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Reagon Skënderbeu: Ende nuk është përfundimtare vendimi i CAS-it

Skuadra e Skënderbeut ka reaguar menjëherë pasi CAS-i publikoi vendim e fundit.

CAS ka dhënë lajmin e keq për klubin shqiptar duke refuzuar kërkesën për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të UEFA-s, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë në një reagim të klubit, shkruhet se CAS-i nuk e ka marr vendimin e plotë për këtë çështje dhe se atë do ta marr në muajt në vazhdim.

“Për të sqaruar opinionin publik, CAS ka refuzuar vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s. Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim. Klubi dhe zyra ligjore mbetet besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të KF Skënderbeut”, shkruhet në një pjesë të komunikatës.

Kujtojmë se shtëpia më e madhe e futbollit në Europë dënoi klubin nga Superliga e Shqipërisë me 10 vite./IndeksOnline/