75 Mall Live Search
16:34 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Reagon Skënderbeu, sqaron punën e dënimit nga UEFA

Skuadra e famshme shqiptare, Skënderbeu i Korçës ka shpjeguar lajmet e fundit të publikuar nga mediat sot.

Sipas Panorama Sport, skuadra shqiptare është dënuar për 10 vite nga shtëpia më e madhe e futbollit europian UEFA, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë Skënderbeu thotë se ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar nga gjykatat e UEFA-s.

“Duke marrë shkas nga lajmet më të fundit të publikuara sot në mediat sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të Skënderbeut, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ dëshiron te informoje opinionin publik, se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut.

Shpjegojmë se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së apelit, të komisionit të disiplinës dhe etikës në UEFA. Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit”, shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar.

Reagimi i plotë: