19:15 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aliti pritet si hero nga Skënderbeu pas suksesit historik me Kosovën

Fidan Aliti luajti pa u zëvendësuar fare në dy ndeshjet e fundit të Përfaqësues kosovare.

Së bashku me Amir Rrahmanin, ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit, ata nuk lejuan që Kosova ta pranonte ndonjë gol.

Dhe pas dy ndeshjeve, tani Aliti është rikthyer te skuadra shqiptare, Skënderbeu, transmeton IndeksOnline.

Aliti është pritur si hero te klubi i Kategorisë Superiore pas suksesit historik me Kosovën.

”Urime Fidan Aliti. Ai bashkohet sot me ekipin pas suksesit në National League”, shkruan faqja e klubit nga Korça në Facebook.

Përndryshe, Kosova u promovua në Ligën C pasi e fitoi grupin 3 të Ligës D./IndeksOnline/