15:02 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Reagon Smajl Latifi pas vendimit të Supremes për Rahovecin

Smajl Latifi i AAK-së ka dalë i pari në zgjedhjet lokale në Rahovec ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka hedhur poshtë ankesën e PDK-së për këtë komunë.

 Latifi i ka bërë thirrje që PDK ta pranojë rezultatin.

“Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmon sërish fitoren e pastër dhe të drejtë, së pari të qytetarit të Rahovecit, pastaj të Aleancës dhe në fund timen.Tani presim çertifikimin e rezultatit në mënyrë që të vazhdojë jeta institucionale në Rahovec dhe që t’i rikthehemi sa më shpejtë punës!”, ka shkruar ai në Facebook.