75 Mall Live Search
18:57 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Reagon Tinka Kurti: U pa kush i nxori mesazhet e VV-së

Tinka Kurti, zyrtare për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, ka reaguar në lidhje me një lajm që ka qarkulluar sonte në portale ku thuhej se është pikërisht ajo që i ka bërë publike mesazhet e brendshme të VV-së në Viber, e ku deputetja Aida Dërguti i drejtohej me fjalë fyese deputetit Albin Kurti.

Tinka Kurti në një status të publikuar në profilin e saj në facevook thotë se lajmi i publikuar sonte është rrenë.

Ky është postimi i plotë:

Lajmi i publikuar është rrenë. Ky sulm më është bë’ vetëm se nuk jam pjesë e grupit që shantazhon dhe mundohet ta shkatërrojë Levizjen nga brenda.

Për këto shpifje janë zgjedhë me kujdes mediat e SHIK-ut, si (mini) metro e Valon Sylës, Periskopi i Dukagjin Goranit dhe shokëve të Dardan Molliqajt, Ekspressi i Berat Buzhalës.

Se kush po i nxjerr infot, kjo u kuptua mbramë, kur informata ekskluzive të porositura nga grupi i shantazhit, dolën në Periskop direkt nga mbledhja e Kryesisë. Mbledhje e mbyllur. Të pavërteta gjithsesi.

Sigurisht që nuk na trembni ju që keni frikë edhe nga Këshilli i Përgjithshëm.