18:55 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Reagon Unioni i Studentëve për uljen e bursave në Kosovë

Unioni i Studentëve të Kosovës (USK) ka shprehur shqetësime  pas vendimit tw Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i  cili është marrë më 21.12.2017 për uljen e bursave  për studentët e suksesshëm dhe këtë USK-ja  e sheh totalisht të papranushëm këtë vendim.

Reagimi i plotë i USK-së:

Bursat që ndanë UP janë shpërblimi dhe mirënjohja e vetme për studentët e mirë dhe ulja e saj i demotivon këta studentë.

Një bursë më një shumë të pranueshme do t’i motivonte studentët që të arrijnë nota më të larta më ç’rast do të ngritej puna dhe angazhimi në nivel më të lartë i studentëve në përgjithësi.

Me këtë vendimi mundë të jenë të kënaqur vetem ata të cilët pagen e tyre e kanë dyfishuar dhe ata të cilët më së paku e kuptojnë dhe e çmojnë Universitetin dhe studentët, dhe sigurishtë që ne nuk e kuptojmë këtë politikë të Ministrisë së Arsimit aq më pak të Këshillit Drejtues, ky vendim është në të njejtën kohë edhe tendencioz, pasi që sic e shohim nga viti në vit kemi ulje të bursës e ndoshta në vitin që po vije nuk do të ketë fare.

Unioni i Studentëvë të Kosovës, si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve në vend, kërkon që të bëhet rishqyrtimi dhe shfuqizimi i këtij vendimi, i cili është kunder interesave të studentëve./Indeksonline/