20:05 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

Reagon Vetëvendosje, ka një lutje për komisionerët e vëzhguesit

Lëvizja Vetëvendosje ka lutur komisionerët e vëzhguesit që të jenë vigjilentë në fundin e procesit elektoral. VV bën thirrje që të jenë syçelë në numërimin e secilës votë.

“Të nderuar komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Pas pak fillon procesim i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve.

Ju lutemi për vigjilencë.
Ju jeni garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë.
Ndaj të gjithë sytë janë drejtuar kah ju” thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./Indeksonline/