Reaksioni alergjik i kushton me jetë
Vajza e milionerit, Nadim, pronar i kompanisë së lodrave ‘Wow’, Natasha Ednan-Laperouse, 15 vjeçare, vdes në një fluturim të British Airways pas reagimit alergjik ndaj një sandviç.
Ajo ndërroi jetë në një fluturim nga Londra në Nice pas blerjes së një sandwichi, që kishte edhe ullinj, transmeton Indeksonline.
Familja e vajzës adoleshente që vdiq nga një reagim i ashpër alergjik ndaj një sanduiçi kanë kërkuar përgjigje.
Babai i saj Nadim, një pronar milioner i lodrave të Wow nga Fulham dhe të tjerët u përpoqën ta shpëtonin nxënësen Natasha, duke i dhënë dy doza farmaceutike dhe duke i aplikuan një EpiPen.
Ajo vdiq në spital në Francë.
Nadim tha: “Si një familje tani të tre, bashkëshortja ime, djali dhe unë ende po përpiqemi të përshtatemi në jetë pa vajzën tonë të dashur. Është një betejë e përditshme dhe dhimbja është e papërshkrueshme”./Indeksonline/.