19:22 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vajza me alergji të ujit, në hall me jetën

Një vajzë adoleshente është alergjike ndaj lotëve të saj. Lindsey Coubray ka një gjendje të rrallë,  urtikari aquagenic, që i lë shenja të kuqe në trup kur prek ujin.

Kjo e bën të vështirë që ajo të lahet, të notojë madje dhe të dalë nga shpia kur bie shi.

Kontakti më i vogël me uji bën që 19-vjeçarja të mbetet pa frymë, të ketë teshtimë të pakontrolluar duke e detyruar që të marrë ilaçe sa herë që lahet,shkruan Dailymail, transmeton Indeksonline.

Coubray, është një nga 50 njerëzit në botë që ka këtë gjendje. Atë e mundon moti me diell mund të jetë po aq i vështirë.

Moti i nxehtë është një sfidë e madhe për shkak të djersës që i shkaon skuqje në kurriz, krahë, kokë dhe gjoks.

Ajo u diagnostikua me urtikari aquagenic dy vjet më parë./Indeksonline/.