17:56 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / Gj. Sh

Real, Barcelona e Bayern pas Dani Olmo, spanjolli vendos për të ardhmen

Tre skuadra të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munchen, janë të interesuara për transferimin e Dani Olmo.

Spanjollit i skadon kontrata me Leipzigun në qershor të vitit 2024, dhe çmimi për transferimin e tij ka rënë në 30-40 milion eruo, shkruan IndeksOnline.

Por pavarësisht interesimit nga këto tre skuadra, Olmo ka vendosur të vazhdoj kontratën me klubin gjerman deri në vitin 2027.

Ndonëse në fillim dukej larg rinovimi, në fund palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës./IndeksOnline/