14:07 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Real Madrid bën gati 40 milionë euro për Pavard

Mbrojtësi francez i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror.

Benjamin Pavard ka qenë një prej më të mirëve në kombëtaren franceze e cila ia doli të kurorëzohej me titullin e kampionit të botës në Rusi.Mirëpo mbrojtësi ka qenë shumë i mirë edhe me Suttgartin në Bundesligë, duke bërë që shumë ekipe të mëdha të interesohen për të.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Chelsea dhe Paris Saint Germain e kërkojnë Pavardin. Por së fundmi garës për transferimin e talentit francez i është futur edhe Real Madridi. Gazeta Marca që është e afërt me kampionët e Evropës raporton që “Los Blancos” janë shumë të interesuar për ta transferuar francezin. Reali është gati të paguajë 40 milionë euro për 20-vjeçarin, shifër kjo që vështirë se do të refuzohet nga Stuttgarti. /IndeksOnline/