75 Mall Live Search
12:01 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Real Madrid, bonuset e Championsit: Rolex me vlerë 24,000 euro

Gazeta spanjolle Marca ka zbuluar premitë që skuadra madrilene u ka dhuruar lojtarëve kur fituan titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve (pas fitores në Cardiff kundër Juventus) .

Shuma e shpërblimeve që skuadra e Real Madrid ka shpenzuar për lojtarët sezonin e kaluar thuhet të jetë rreth 70 milionë euro, transmeton IndeksOnline.

Tani, Real Madrid po mendon për Ligën e 13-të Champions në historinë e saj. Kjo mbetet të shihet më datë 26 maj, kur Real Madrid pritet të luaj finalen ndaj Liverpool.

Ndërkohë që skaudra është duke u përgatitur për finalen e madhe në Kiev, janë zbuluar shpërblimet që u janë dhënë lojtarëve për sukseset në sezonin e kaluar: një Rolex Submarine Date, i zgjedhur personalisht nga Sergio Ramos dhe i personalizuar në anën e pasme me shkronjat “Duodecima”.

Kjo orë ka një vlerë prej 24 mijë euro, që klubi – sic shpjegohet nga gazeta Marca – ka paguar “vetëm” 14 mijë euro, për shkak se ka blerë 30 sosh.

Real Madrid, sigurisht pritet që edhe këtë sezon të ofrojë shpërblime të mëdha për futbollistët, të cilët mund të shkruajnë historinë duke e fituar tre herë radhazi këtë trofe. /IndeksOnline/