19:05 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / OSH

Real Madrid dhe PSG të interesuar për Rudiger

Skuadra e Real Madrid dhe PSG kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Chelsea, Antoino Rudiger.

Blutë dëshirojnë të transferojnë mbrojtësin e Sevilla, Jules Kounde, e sipas Goal kjo do ta lëkundte vendin e gjermanit në formacionin e Tuchel.

Gjigantët evropianë mund të nënshkruajnë para-kontratë me mbrojtësin, pasi që ai ka kontratë me londinezët vetëm deri verën e vitit 2022.