19:12 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Real Madrid e nis sezonin e ri me fitore dhe një karton të kuq

Real Madrid ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Celta Vigos me rezultat 1:3.

Benzema ishte ai që shënoi në minutën e 12-të pas asistimit të Gareth Bale.

Toni Kroos u asistua nga Marcelo duke shënuar në minutën e 61-të.

Për epilogun përfundimtar u përkujdes Lucas Vasquez në minutën e 80-të.

Golin e nderit Celta Vigo e shënuan në minutën e parë të lojës shtesë nëpërmjet Losadas.

Lojtari më i mirë në botë i shpallur vitin e kaluar, Luka Modriq u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër./Indeksonline/