23:57 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Real Madrid fiton ndaj Alavesit, shumë afër titullit të kampionit

Real Madrid ka arritur një tjetër fitore në La Liga.

Kësaj radhe djelmoshat e Zinedine Zidane kanë triumfuar në ndeshjen ndaj Alaves me rezultat 2:0, shkruan IndeksOnline.

Karim Benzema nga penalltia në pjesën e parë dhe Asensio në pjesën e dytë ishin golashënuesit e Realit në këtë ndeshjes.

Me këtë fitore Reali ruan distacën prej katër pikëve ndaj Barcelonës, ku kanë mbetur vetëm edhe tre javë për tu zhvilluar në La Liga.

Me dy fitore në këto tre javë, skuadra e Zinedine Zidane do ta siguronte titullin e 34-të në histori të klubit në La Liga./IndeksOnline/