13:57 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Real Madrid harron De Gean, kërkon portierin e Serie A

Real Madrid po kërkon një portier që mund të jetë një garanci afatgjate për portën.

Finalistët e Ligës së Kampionëve janë të interesuar që të nënshkruajnë me portierin e Romës, Alisson Becker.

Siç është raportuar nga “Corriere dello Sport” drejtuesit e klubit spanjoll kanë takuar drejtorin sportiv të Romës, Monchin.

Ata kanë njoftuar se Becker nuk është në shitje, mirëpo një ofertë prej 100 milionë euro mund ta ndryshoj mendjen.

Roma, për momentin, nuk përjashton takimin me portierin për të ofruar një përmirësim të kontratës që do të heqë dorë nga ndonjë mundësi për të negociuar një kontratë të re me një klub tjetër. /IndeksOnline/