19:02 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / Gj. Sh

Real Madrid hidhet në sulm për yllin e Totenhamit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Anceloti, i ka kërkuar presidentit Florentino Perez, transferimin e yllit të Totenhamit,  Son Heung-Min.

Mediat spanjolle raportojn se Perez po përgatit një ofertë për drejtuesit anglezë, sulmuesin nga Korea Jugore, transmeton Indeksonline.

29-vjeçari, është pjesë e Totenhamit që prej vitit 2015.

Son Heung-Min u shpall golashënuesi më i mirë në Premier League sezonin e fundit, duke shënuar 23 gola me Tottenhamin.

Deri më tani korani ka luajtur 324 ndeshje me Totenhamin, ku ka shënuar 131 gola dhe ka dhuruar 73 asiste.

Tek kombëtarja e Koresë Jugore, Son Heung-Min ka shënuar 32 gola në 100 ndeshje të zhvilluara./Indeksonline/