08:36 / E Diele, 05 Prill 2020

Real Madrid interesohet për mbrojtësin shqiptar

Mbrojtësi i talentuar shqiptar Marash Kumbulla ka hyrë në valët e radarit të Real Madridit.

Sipas medias pranë klubit spanjoll “El Digital Bernabeu”, gjigantët e futbollit botëror po monitorjnë 20-vjeçarin e kombëtares së Shqipërisë së bashku me qendërmbrojtësin e Fiorentinës Nikola Milenkovic.

Futbollisti serb, njësoj si Kumbulla, pëlqehet nga shumë klube të mëdha të “kontinentit të vjetër” si Manchester City dhe Barcelona.

Kumbulla, i konsideruar njëri prej talenteve më të mirë të këtij sezoni në Itali po projektohet së bashku me Milenkovicin dhe mbrojtësin e Juventusin De Ligt si njëri prej lojtarëve që mund të zëvendësojë gjatë sezonit kapitenin Sergio Ramos në mënyrë që të reduktojnë ngarkesën e madhe që mban lideri madrilen në lojë.