13:41 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Real Madrid nuk do të blejë asnjë lojtar të PSG-së

Drejtuesit e Real Madrid kanë marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e kampionëve të Francës, PSG.

Një marrëveshje mes tyre bënë që 13 herë kampionët e Evropës mos të tentojnë të transferojnë një lojtar pa miratimin e drejtuesve të klubit.

Kjo bënë që Reali nuk do të tentoj të paguaj klauzolat e Neymar ose Mbappe që ishte folur kohët e fundit.

Kujtojmë se PSG dy vite më parë transferoi Neymarin duke i paguar klauzolën që kushtoi 222 milionë euro. /IndeksOnline/