17:36 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / Gj. Sh

Real Madrid nuk heq dorë nga Haland, pavarësiht se nënshkroi për Manchester Citin

Pak ditë më parë, sulmuesi Erling Haland kompletoi trasnferimin e tij te skuadra angleze Manchester City për 51 milionë funte.

Pavarësishtë kësaj, 21 vjeçari është njëri prej objektivave kryesor i Real Madridit për të ardhmen, për ta zavëndësuar francezin Karim Benzema.

Sipas AS , kampioni aktual i Evropës është në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Karim Benzema, transmeton Indeksonline.

Real Madrid thuhet se tashmë po punon në përpjekjen për të nënshkruar me Erling Haaland, vetëm disa ditë pasi ai përfundoi kalimin e tij në Manchester City nga Borussia Dortmund .

Reprezentuesi norvegjez është një nga blerjet më të mëdha të verës, pasi bëmat e tij të shkëlqyera të golave ​​në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve i mundësuan atij të transferohej në Etihad për vetëm 51 milionë funte këtë javë.

Sipas gazetes AS, mbretërit janë të gatshëm të paguajn edhe klauzolen e lirimit prej 150 milionë eurove në kontratën e tij nga Manchester City.

Megjithatë skuadra madrilene mendohet të jetë i durueshëm në ndjekjen e Haaland për shkak të formës mbresëlënëse që po kalon Karim Benzema.

34-vjeçari shijoi sezonin e tij më të mirë ndonjëherë në Bernabeu në 13 vitet e tij në klub, pasi shënoi 44 gola në vetëm 46 ndeshje për t’i ndihmuar ata të fitojnë titullin e ligës spanjolle si dhe Ligën e Kampionëve./Indeksonline/