75 Mall Live Search
19:30 / E Premte, 11 Korrik 2025 / Gj. Sh

Real Madrid po përshpejton marrëveshjen me Konate

Ibrahima Konate pritet që sezonin e ri të vesh fanellën e Real Madridit.

Siaps raportimeve të fundit, klubi mbretëror është duke përshpejtuar në një marrëveshje me Liverpulin dhe mbrojtësin francez, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Anglisë po mendon seriozisht shitjen e tij këtë verë nëse Konate vazhdon të refuzojë rinovimin, pasi kontrata i skadon në qershor të vitit 2026.

Real Madrid është i gatshëm të ofrojë 20-25 milionë euro për transferimin e tij, ndërsa Liverpuli dëshiron së paku 50 milionë euro.

Por duke parë dëshirën e Konate që dëshiron të bashkohet me ”Los Blancos”, marrëveshja mund të bëhet më e lehtë./IndeksOnline/