15:34 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Real Madrid – PSG, ja kush fiton sipas Ancelottit

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka folur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballën dy ish-skuadrat që ai ka drejtuar, Real Madrid dhe PSG.

Sipas tij, skuadra franceze jo vetëm që është favorit për të fituar këtë ndeshje, por e sheh si pretendent kryesor për të triumfuar në kompeticionin e shumë dëshiruar.

“PSG ka gjithçka për të fituar Ligën e Kampionëve, ata kanë Neymar dhe Mbappe, kanë më shumë eksperiencë dhe cilësi sesa kishin vitin e kaluar, janë më të pjekur dhe të rrezikshëm”, ka thënë Ancelotti.

Kujtojmë se tekniku italian ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, dy me Milanin dhe një me Real Madridin. /IndeksOnline/