22:53 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Real Madrid refuzon të shes James Rodriguezin te Atletico

Tentimi për të nënshkruar me James Rodriguez nuk ka shkuar mirë për Atletico Madridin.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “AS”, Florentino Perez ka refuzuar të shesë kolumbianin te skuadra rivale.

Edhe pse transferimi i Marcos Lorente u duk se përmirësoi raportet, Reali përsëri nguron të shes një lojtar të vlefshëm te Atletico.

James Rodriguez tashmë mund të përfundoj në Napoli sipas të gjitha gjasave. /IndeksOnline/