18:25 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Real Madrid sakrifikon Kroos-in për Neymar

Tregu i transferimeve të lojtarëve ka filluar për muajin janar. Por, jo vetëm në janar, tashmë flitet edhe për merkaton e verës.

Për disa javë ka zëra se Florentio Perez dëshiron patjetër Neymar-in në Santiago Bernabeun dhe që është i pakënaqur me disa lojtarë që ka në skuadër.

Sipas Mundo Deportivo dhe Don Balon, Real Madrid po mendon shitjen e Toni Kroos për të pasur më shumë të hyra për blerjen e Neymar, i cili kushton një mal me para.

Florentino Perez beson se Neymar është zëvendësimi i duhur i Ronaldos për të ardhmen ( jo të largët ).

Toni Kroos pëlqehet nga Manchester United, City dhe PSG. /IndeksOnline/