19:33 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / Gj. Sh

Real Madrid – Shakhtar, formacionet zyrtare

Real Madrid do të jetë nikoqir i Shakhtar Donetsk në ndeshjen e tretë të Grupit F të UEFA Champions League.

Mbretërit kanë dy fitore deri më tani pasi kanë mposhtur Celtikun dhe Leipzigun, ndërsa skuadra ukrainase ka një fitore dhe një barazim, shkruan IndeksOnline.

Reali me një fitore në ndeshjen e sotme do të jetë lidere e padiskutueshme në Grupin F, kurse Shakhtar nëse merr tre pikë nga kjo përballje, do të merr kreun e tabeles.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të kësaj ndeshje e cila do të nis nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid 4-3-3: Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Ferland Mendy; Tchouameni, Valverde, Kroos; Rodrygo, Vinicius Jr., Benzema.

Shakhtar Donetsk (4-1-4-1): Trubin; Konoplya, Bondar, Matviyenko, Mykhaylichenko; Stepanenko; Zubkov, Bondarenko, Sudakov, Mudryk; Sikan./IndeksOnline/