23:40 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Real Madrid shfaq interesim për Vedat Muriqin

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër formë jetësore te Mallorca, gjë që ka ndikuar që shumë klube evropiane të vihen pas tij.

Klubi i fundit që është duke u interesuar për të është Real Madridi, që siç raporton Damiano er Faina, klubi madrilen ka kërkuar informacione për Muriqin.

Muriqi do të ishte një zëvendësues i Karim Benzemas, kur francezi nuk është i gatshëm për lojë.

Javët e fundit për kosovarin, është interesuar edhe Aston Villa. Mirëpo deri më tani s’ka pasë ndonjë ofertë zyrtare.

Muriqi këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar një tjetër.