22:58 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Real Madridi dështon, Barcelona prin në Spanjë

Real Madrid është mposhtur në udhëtim nga Mallorca me rezultat minimal 1:0, por që mjaftoi që madrilenët ta humbin kreun e tabelës.

Ishte Lago Junior ai që realizoi një gol të bukur dhe të vetmin në ndeshje. Në minutën e 74-të, Odriozola u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë me ç’rast u detyrua ta linte ekipin me një futbollist më pak.

Pas kësaj humbje, Real Madridi zbret në pozitën e dytë me 18 pikë nga nëntë ndeshje, një më pak se lideri, Barcelona./Indeksonline/