08:01 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Real Madridi do ta transferojë sulmuesin e Valencias

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Real Madridi është duke u munduar që të ofrojë lojtarë që mund ta zëvendësojnë atë në repartin e sulmit.

Sipas El Largcuero, Julen Lopetegui, trajner i ri i Real Madridit ka kërkuar që klubi ta kompletojë transferin e Rodrigo Moreno.

Sipas programit El Larguero sulmuesi i Valencias është shumë i pëlqyer nga trajneri spanjoll dhe e kishte marrë edhe në Rusi, edhe pse ai dështojë për të treguar cilësitë e tij.

Lopetegui e di se edhe Karim Benzema është rrugës për t’u larguar për në Napoli, me Cristiano Ronaldon që tashmë është larguar nga klubi madrilen.

Temat: