00:04 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Real Madridi e bën hapin e madh drejt titullit, tifozët katalunas në zi

Klubi i Real Madrid sonte ka bërë hapin e madh drejt titullit të La Ligas.

Ata mposhtën me rezultat 1:0 Getafen duke u shkëputur katër pikë largë Barcelonës që është në pozitën e dytë, transmeton Indeksonline.

Golin për ekipin mbretëror e shënoi Sergio Ramos nga pika e bardhë në minutën e 78-të.

Titulli tashmë mund të quhet i Real Madridit edhe pse do të luhen edhe pesë gjiro./Indeksonline/