18:08 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

Real Madridi ‘fërkon’ duart, Barcelona dhe Atletico luajnë baraz!

Ka përfunduar ndeshja mes Barcelonës dhe Atletico Madrid e vlefshme për xhiron e 35-të në La Liga.

Takimi i luajtur në ‘Camp Nou’ u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0, shkruan IndeksOnline

Dy skuadrat patën rastet për shënim, por nuk arritën që të ‘tundin’ rrjetat e njëri-tjetrit.

Ky rezultat i shkon përshtati skuadrës së Real Madridit, e cila nesër me fitore ndaj Sevillas do t’i barazonte pikët me Atletico Madrid (nga 77*).

Tani gjendja e tabelës është kështu: Atletico Madrid 77 pikë, Barcelona 75 pikë dhe Real Madrid 74 pikë (një ndeshje më pak)./IndeksOnline/

Image