21:12 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / C E

Real Madridi fiton me përmbysje ndaj Sevillas, shkëlqen Rodrygo

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Sevillas me rezultat 1:2 në kuadër të javës së parafundit në La Liga.

Ishte Rafa Mir që kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e tretë të takimit.

Rodrygo barazoi shifrat në minutën e 29-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

E gol edhe më të bukur shënoi Rodrygo në të 69-tën për ta përmbysur rezultatin.

Me këtë fitore, Real Madridi tani shkon në kuotën e 77 pikëve në vendin e dytë, katër më shumë se Atletico Madridi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Sevilla mbetet e 10-ta me 49 pikë të grumbulluara.