10:48 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Real Madridi i frikësohet Barcelonës, statistikat e dëshmojnë

Fitorja e Manchester Cityt ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu” ka përhapur frikën te kampi madrilen.

Barcelona që nga viti 2008 ka fituar 8 herë në udhëtim ndaj Realit, ndërsa katër herë radhazi në katër sezonet e fundit.

0-4, sezoni 2015-16, 2-3 në 2016-17, 0-3 në 2017-18 dhe 0-1 në 2018-19.

Një fitore e Barcelonës, do të thoshte se Barcelona, i ik 5 pikë Real Madridit në tabelë dhe një triumf në La Liga, pastaj duket pak i mundshëm./Indeksonline/