13:56 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Real Madridi i gatshëm ta shes Ronaldon

Cristiano Ronaldo gjithnjë e më larg Realit të Madridit. Dëshira e 5-herë fituesit të Topit të Artë për t’i dhënë lamtumirën klubit merengues verën e ardhshme do të respektohet nga drejtuesit e Realit pasi presidenti Florentino duke u bazuar tek lajmet që raportojnë mediat portugeze i ka ndezur dritën jeshile agjentit të CR7-ës, Jorge Mendes për largimin e Ronaldos.

Por edhe pse në shkurt sulmuesi luzitan do të mbushë 33-vjeç, Perez nuk do ta lërë Cristianon të largohet gati pasi i ka komunikuar Mendes-it që është gati të dëgjojë ofertat financiare të klubeve që janë të interesuara për lojtarin. Perez kërkon minimalisht 100 milionë euro për kartonin e Ronaldos.

Dy skuadrat që interesohen më shumë për yllin portugez janë Manchester United dhe Paris Saint Germain nëse do të zgjedhë Djajtë e Kuq për Ronaldon do të bëhej fjalë për një rikthin në “teatrin e ëndrrave” aty ku u bë i famshëm si futbollist.