23:55 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Real Madridi i Zidane nuk kishte pranuar kurrë katër gola

Real Madrid u befasua nga Atletico Madrid në finalen e Superkupës Evropiane duke u mposhtur në kohën shtesë (2-4), ku Rojiblancos ishin shumë më mirë dhe shënuan dy gola që u dha atyre fitoren.

Disfata ishte e dhimbshme për të bardhët dhe trajnerin Julen Lopetegui , i cili pësoi katër gola në një ndeshje, një statistikë negative që nuk “ekzistonte” kur Zinedine Zidane udhëhoqi skuadrën.

Në 149 ndeshje në të cilat trajneri francez ishte i ulur në stolin e Real Madridit, numri maksimal i golave ​​që ai kishte marrë ishte tre, por në debutimin e tij në ndeshjen zyrtare, Lopetegui e ka tejkaluar tashmë këtë rezultat.

Testi i parë në La Liga për trajnerin do të jetë në fundjavë kundër Getafes në ndeshjen e parë sezonale. /IndeksOnline/