16:52 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Real Madridi me ultimatum për Mbappen

Real Madridi i ka vendosur një ultimatum Kylian Mbappes.

Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll, AS, “Los Blancos” do t’ia dërgojnë një ofertë më 1 janar dhe do t’i japin kohë 15 ditë për t’u përgjigjur.

Nëse afati përfundon dhe nuk ka përgjigje, madrilenët do të kthejnë vëmendjen kah transferimi i Erling Haaland.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Kylian Mbappes në verë, teksa dihet tash e disa merkato ai e ka në tavolinë interesimin e Real Madridit.