15:34 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / A. A

Real Madridi pa Karim Benzeman kundër Interit

Karim Benzema është në dyshim të madh që të paraqitet kundër Interit të mërkurën, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Francezi është ka stërvitur sot i diferencuar nga grupi.

32 vjeçari u largua nga loja kundër Valencias në minutën e 8-të.

Mediumet spanjolle raportojnë se Benzema nuk pritet të përfshihet në listën e madrilenëve për takimin e së mërkurës, transmeton Indeksonline.

Trajneri Zinedine Zidane do të ketë vetëm Mariano Diaz si opsion në sulm.

/Indeksonline/