18:42 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Real Madridi prinë në garën për sulmuesin e Juventusit

Real Madridi është duke fituar në garën ndaj gjigantëve anglez për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.

Manchester United, Chelsea dhe Man City janë duke i bërë konkurrencë Real Madridin për argjentinasin.

Pavarsisht se Reali është duke prirë në këtë drejtim, Manchester Unitedi është skuadra e dytë favorite dhe është duke prirë në Premier League për sulmuesin.

Nëse Dybala transferohet në Bernabeu, do të ishte pasardhës ideal për Cristiano Ronaldon, i cili u largua këtë verë, transmeton IndeksOnline.

Dybala ka startuar në ndeshjen hapëse të Juventusit në Serie A këtë sezon, por në dy ndeshjet e fundit ka luajtur shumë pak.

Maxi Allegri, trajner i Juventusit preferon treshen, Ronaldo – Mario Mandzukic dhe Fernando Bernadeschi në vijën e sulmit./IndeksOnline/