75 Mall Live Search
19:28 / E Premte, 15 Maj 2026 / Gj Sh

Real Madridi pritet të marr masa ndaj Mbappes pas deklaratave të fundit, takim ballë për ballë me Florentino Perez

Kylian Mbappe ka trazuar përsëri situatën te Real Madridi, pas deklaratave të mbrëmshme pas ndeshjes me Real Oviedon.

Sulmuesi francez deklaroi se trajneri Alvaro Arbeloa i kishte thënë se e llogariste si sulmues të katërt, prandaj nuk e aktivizoi nga fillimi, edhe pse ai ishte i gatshëm dhe 100% në formë, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ”Dairo AS”, Real Madridi është i shqetësuar me këto deklarata të Kylian Mbappes.

Pritet që në ditët e ardhshme të ketë një takim ballë për ballë mes Mbappes dhe presidentit të ”Los Blancos”, Florentino Perez.

Qëndrimi i Real Madridit mbetet i qartë, askush nuk është më i madh se klubi.

Largimett e Cristiano Ronaldos dhe Sergio Ramos shihen si dëshmi e kësak, dhe i njëjti fat mund ta ndjek edhe Kylian Mbappen./IndeksOnline/