11:26 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Real Madridi zbulon nëse ka bërë ofertë për Willian, por çfarë për Courtois?

Real Madridi nuk është i interesuar për transferimin e Willian nga Chelsea, por kampioni evropian ende e do transferimin e Thibaut Courtois.

Mediat më herët këtë javë raportuar se ”Los Blancos” kanë bërë ofertë për dyshen e Chelseat, por Marca shkruan se Real Madridi e kërkon vetëm portierin belg.

Courtois pritet të riktehet në kryeqytetin spanjoll, teksa më parë kishte luajtur për rivalin lokal të Realit, Atletico Madridin.

Fëmijët e tij jetojnë ende në Madrid dhe dështimi i Chelseat për t’u kualifikuar në Champions League së fundmi e ka frustruar portierin belg.

Courtois ka edhe 12 muaj të mbetur në kontratën aktuale në ”Stamford Bridge” dhe Chelsea duhet ta gjejë menjëherë zëvendësimin e tij.

Pasi që e humbi sfidën me Liverpoolin për Alisson, Jordan Pickford i Evertonit është objektivi primar i ”Të Kaltërve”./IndeksOnline/

Temat: