Real Madridin e ka në listë, këto skuadra i ka për “qejfi” Vedat Muriqi
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dje shënoi golin e fitores për Mallorcan ndaj Real Madridit në La Liga.
Muriqi po vazhdon formën e tij të jashtëzakonshme dhe tashmë ka arritur në kuotën e 19 golave këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Indeksonline
Gjatë karrierës së tij, Muriqi ka shënuar 137 gola.
Kurse më së shumti gola, “pirati” ynë i ka shënuar ndaj Rayo Vallecanos – plotë shtatë herë ia “tundi” rrjetën ekipit spanjoll.
Në këtë listë, janë edhe tri skuadra tjera nga Spanja: Osasuna (5 gola), Espanyol (5) gola dhe Real Madridi (4 gola).
Kurse skuadra e pestë është Besaksehiri në Superligën e Turqisë, me 4 gola./Indeksonline/

