Reali do të luaj një muaj jashtë Bernabeut
Real Madrid arriti të fitonte përpara tifozëve të tyre të dielën, teksa mundi Valladolid më një rezultat 2-0, por ata nuk do të luajnë në stadiumin “Santiago Bernabeu” deri në dhjetor.
Madrilenë do të luajnë në fushën e Victoria Plzen në 7 nëntor, drejt Celta Vigo në 11 nëntor, në atë të Eibar në 21 nëntor dhe në fushën e Roma-s në 27 nëntor.
“Los Blancos” nuk do të luajnë në shtëpi deri në ndeshjen kundër Valencia-s në javën e 14-të të La Liga-s për këtë sezon. Data dhe koha e saktë nuk është konfirmuar ende, por do të zhvillohet në fundjavën e parë të dhjetorit.