22:56 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Reali ”gjunjëzon” Romën në Olimpico

Qysh para fillimit të ndeshjes, Roma dhe Real Madridi e dinin se e kishin siguruar kualifikimin tutje.

Sfida e sotme është luajtur për vendin e parë, pasi Plzen mposhti CSKA-n me rezultat, 1-2 më herët.

Në ”Stadio Olimpico” sonte, Real Madridi triumfoi me rezultat, 2-0, transmeton IndeksOnline.

Golat për kampionin e Evropës i shënuan Gareth Bale (’47) dhe Lucas Vazquez në minutën e 59-të.

Me këtë fitore, Real Madridi e zë vendin e parë me 12 pikë të grumbulluara.

Ndërsa, Roma vendin e dytë me tri pikë më pak, kurse Plzen dhe CSKA në vendet e fundit me nga 4 pikë./IndeksOnline/