23:26 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Reali i dobët në La Liga, Sevilla ia tregon vendin (Video)

Sevilla ka mposhtur Real Madridin me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së 36-të të La Ligas.

Golat për Sevillën i shënuan Ben Yedder në minutën e 26-të, Layun në minutën e 45-të dhe një autogol nga Ramos.

Kapiteni i Real Madridit humbi një penalti në minutën e 58-të.

Golat për finalistët e Ligës së Kampionëve i shënuan Mayoral në minutën e 87-të dhe Ramos nga penalltia në minutat shtesë.

Me këtë fitore, Sevilla ngjitet në pozitën e shtatë, vend ky që e dërgon në kualifikime të Europa Ligës ndërsa Reali është i treti me 72 pikë. /IndeksOnline/